Eliminohen pengesat për sigurimin e tankerëve iranianë nga Evropa
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i31456-eliminohen_pengesat_për_sigurimin_e_tankerëve_iranianë_nga_evropa
Zv/ministri i naftës i Iranit bëri të ditur se janë hequr pengesat për sigurimin e tankerëve iranianë të naftës në vendet evropiane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 16, 2016 16:22 Europe/Tirane
  • Eliminohen pengesat për sigurimin e tankerëve iranianë nga Evropa

Zv/ministri i naftës i Iranit bëri të ditur se janë hequr pengesat për sigurimin e tankerëve iranianë të naftës në vendet evropiane.

Z. Amir Husejn Zamani Nia, theksoi se kompania kombëtare iraniane e tankerëve të naftës ka dalë nga lista e sanksioneve të BE dhe e ka vërtetuar ligjërisht se me pa të drejtë është bërë viktimë e sanksioneve. Kompania kombëtare iraniane e tankerëve të naftës më 27 dhjetor 2012 ngriti padi ndaj vendimit të Këshillit të BE për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj kësaj kompanie. Megjithatë, Gjykata evropiane e drejtësisë deri tani ka marrë disa vendime kundër kompanisë kombëtare iraniane të tankerëve të naftës, por pasi BE ka hequr emrin e kësaj kompanie nga lista e sanksioneve, tani e tutje nuk do të ketë asnjë pengesë për sigurimin e tankerëve iranianë të naftës që transportojnë naftë drejt Evropës.