Irani përkrah Irakun deri në spastrimin e plotë të terroristëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i31576-irani_përkrah_irakun_deri_në_spastrimin_e_plotë_të_terroristëve
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Irani do të jetë përkrah qeverisë dhe popullit irakian deri në spastrimin e plotë të terroristëve dhe në vendosjen e plotë të sigurisë dhe stabilitetit në Irak.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 17, 2016 17:28 Europe/Tirane
  • Irani përkrah Irakun deri në spastrimin e plotë të terroristëve

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Irani do të jetë përkrah qeverisë dhe popullit irakian deri në spastrimin e plotë të terroristëve dhe në vendosjen e plotë të sigurisë dhe stabilitetit në Irak.

Z. Behram Kasemi në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRIB, duke folur për operacionin për çlirimin e Mosulit, tha se çështja e Mosulit është një çështje shumë serioze dhe e ndjeshme në rajon e në veçanti për qeverinë e Irakut.  Ai shtoi se operacioni kundër terroristëve në Mosul po kryhet me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve etnike të Irakut dhe forca kryesore në këto operacione është ushtria irakiane. Kasemi shprehu besimin se qeveria dhe ushtria e Irakut së shpejti do të triumfojnë kundër terroristëve dhe do të vendosin rendin dhe sigurinë në mbarë vendin.