Siguri e plotë në rajonet kufitare të Iranit
Tetor 20, 2016 22:22 Europe/Tirane
Ministri i brendshëm i RII vlerësoi unitetin e popullit të provincës Sistan Baluchistan në kuadër të përpjekjeve për ruajtjen e sigurisë në këtë provincë kufitare.
Abdureza Rahmani Fazli në një takim me kryetarët e fiseve të ndryshme të rajonit Saravan në provincën Sistan Baluchistan, theksoi se autoritetet afgane dhe pakistaneze e kanë të vështirë garantimin e sigurisë përgjatë kufirit me Iranin dhe shpeshherë nga këto vende hyjnë grupe terroriste e keqbërëse, por në sajë të gatishmërisë së forcave të rendit të RII dhe të bashkëpunimit të popullit në zonat kufitare, siguria në këto rajone është e garantuar.
Tags