Presidenti i Venezuelës arriti në Teheran
Tetor 22, 2016 17:25 Europe/Tirane
Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro mbërriti sot në Teheran, ku u takua dhe zhvilloi bisedime me presidentin e RII z. Hasan Ruhani.
Çështjet e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet ndërkombëtare si dhe situata në tregun botëror të naftës, ishin temat kryesore që u diskutuan në takimin mes presidentëve të Iranit dhe Venezuelës. Vizita e presidentit të Venezuelës në Teheran kryhet në kuadër të turneut të tij rajonal, ku përveç Iranit, ai do të udhëtojë edhe në Arabinë Saudite, Katar dhe në Republikën e Azerbajxhanit. Ky turne rajonal i presidentit të Venezuelës zhvillohet një muaj para takimit tepër të rëndësishëm të anëtarëve të OPEC-ut në Vjenë.
Tags