Ruhani mirëpret zgjerimin e marrëdhënieve me Amerikën Latine dhe me Venezuelën
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Teherani mirëpret zgjerimin e bashkëpunimeve me Amerikën Latine dhe me Venezuelën.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në takim me Nikollas Maduro, presidentin e Venezuelës i cili ka ardhur për një vizitë në Teheran, shtoi se Amerika Latine dhe Venezuela kanë një pozitë të veçantë në politikën e jashtme të Iranit, prandaj zgjerimi i bashkëpunimeve me këtë rajon të botës për Iranin ka rëndësi të madhe dhe për fat të mirë bashkëpunimet mes të dy palëve gjatë viteve të kaluara kanë shkuar drejt zgjerimit. Z. Hasan Ruhani në këtë takim vuri në dukje edhe çështjen e terrorizmin në rajonin e Lindjes së Mesme dhe theksoi nevojën e bashkëpunimit të të gjitha vendeve të rajonin në luftën kundër këtij fenomeni të dhunshëm. Ai shtoi se terrorizmi është një problem botëror dhe shfrytëzimi i grupeve terroriste si mjet politik nga ana e disa vendeve, në fund do të jetë në dëm të tyre. Presidenti iranian në vazhdim të këtij takimi theksoi se Irani mbështet çfarëdo veprimi në kuadër të stabilitetit në tregun e naftës, në caktimin e çmimit dhe në kuadër të ndarjes proporcionale të drejtë të tregut mes prodhuesve të naftës. Njëkohësisht me këtë, në këtë fushë ka nevojë të madhe për koordinimin dhe bashkëpunimin teknik të vendeve anëtare të OPEC, por edhe të vendeve të tjera. Nga ana e tij, Nikollas Maduro, presidenti i Venezuelës, në këtë takim theksoi se vendi i tij është i vendosur për zgjerimin e bashkëpunimeve me Iranin në të gjitha fushat dhe deklaroi: "Qeveria e Venezuelës është e vendosur për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara me të dy vendeve dhe mbështet kontaktet mes ministrave të të dy vendeve për të zbatuar sa më shpejtë këto marrëveshje". Maduro në këtë takim gjithashtu vuri në dukje kontaktet e tij me vendet e tjera prodhuese të naftës dhe deklaroi: "Për të stabilizuar çmimin e naftë duhet të mendohen disa mekanizma të ri dhe duhet të shtohen kontaktet mes vendeve prodhuese të naftës anëtare të OPEC ose jo anëtare të kësaj organizate".