Sulmet saudite synojnë thyerjen e  rezistencës në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i33211-sulmet_saudite_synojnë_thyerjen_e_rezistencës_në_jemen
Arabia Saudite është duke kryer sulme të qëllimshme kundër civilëve jemenas, me qëllim që të thyejë rezistencën e tyre, ka deklaruar kështu sot z. Husein Xhaberi Ansari, zëvendës ministër i jashtëm i RII për çështjet arabe dhe afrikane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 29, 2016 15:55 Europe/Tirane
  • Sulmet saudite synojnë thyerjen e  rezistencës në Jemen

Arabia Saudite është duke kryer sulme të qëllimshme kundër civilëve jemenas, me qëllim që të thyejë rezistencën e tyre, ka deklaruar kështu sot z. Husein Xhaberi Ansari, zëvendës ministër i jashtëm i RII për çështjet arabe dhe afrikane.

"Sulmet e sauditëve ndaj civilëve jemenas dhe infrastrukturës së Jemenit janë një lëvizje e qëllimshme për të thyer rezistencën e popullit të këtij vendi",  tha Xhaberi Ansari gjatë një takimi në Teheran me zv/ministrin e punëve të jashtme të Zvicrës, Yves Rosier.  "Masa të tilla dhe bllokada e plotë ekonomike në Jemen nuk do të realizojnë qëllimet e  agresorëve", shtoi z. Husen Xhaberi Ansari. ai në lidhje me pretendimet e Amerikës se marina amerikane është qëlluar nga forcat e lëvizjes Ansarullah, ka thënë se këto pretendime janë plotësisht të pavërteta dhe ky sulm është kryer nga ato grupe që dëshirojnë të shkatërrojnë Jemenin. Nga ana e tij, Yves Rosier ka theksuar nevojën për zgjidhjen politike të krizës në Jemen dhe ka shtuar se Zvicra përkrah rolin pozitiv të Iranit në ofrimin e zgjidhjeve politike të krizave në rajon.