Irani dënon ashpër sulmet terroriste në Irak
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit dënoi ashpër sulmet e sotme terroriste në Irak.
Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, i cilësoi barbare dhe mizore sulmet e sotme terroriste në Tikrit dhe Samara që shkaktuan dhjetëra të vrarë e të plagosur në mesin e civilëve të pafajshëm. Duke shprehur solidaritetin me të afërmit e viktimave të këtyre sulmeve terroriste, z. Kasemi tha se 21 persona të pafajshëm humbën jetën dhe mbi 60 të tjerë u plagosën dhe në mesin e tyre janë edhe pelegrinë iranianë që kishin shkuar të vizitonin vendet e shenjta në Samara. Duke theksuar se këto sulme cnjerëzore janë pasojë e disfatave të rënda të terroristëve në frontin e luftës, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit shtoi se Irani do të jetë përkrah qeverisë dhe popullit irakian deri në fitoren e plotë në luftën kundër terrorizmit.