Takimi i përbashkët i Iranit dhe Omanit me Shell, Total dhe Kugs
(last modified Mon, 14 Nov 2016 06:40:20 GMT )
Nëntor 14, 2016 07:40 Europe/Tirane
  • Takimi i përbashkët i Iranit dhe Omanit me Shell, Total dhe Kugs

Irani dhe Omani në një takim të përbashkët me përfaqësuesit e kompanive Shell, Total dhe Kugs kanë diskutuar rrugët e bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes së këtyre kompanive në projektin e eksportit të gazit të Iranit në Oman.

Agjencia e lajmeve SHAN njoftoi se negociatat dyditore të drejtuesve të kompanisë kombëtare të Iranit për eksportin e gazit dhe Ministrisë së Naftës së Omanit me përfaqësuesit e kompanive Total të Francës, kompanisë anglo-holandeze Shell dhe kompanisë jugkoreane Kugs për pjesëmarrjen e tyre në projektin e eksportit të gazit të Iranit në Oman, përfunduan dje në Teheran. Në bazë të marrëveshjeve së vitit 2013 të nënshkruar mes Iranit dhe Omanit, është vendosur që për 15 vitet e ardhshme Irani të eksportojë mbi një miliard metër kub gaz në Oman nëpërmjet linjës së tubacionit të Gjirit Persik. Duke marrë parasysh rëndësinë strategjike të këtij projekti, do të zgjerohet edhe bashkëpunimi në fushën e energjisë mes të dy vendeve dhe rajonit të Lindjes së Mesme.

Tags