Irani eksporton 5 milionë tonë çelik
Nëntor 24, 2016 19:21 Europe/Tirane
Ministri i Tregtisë, Industrisë dhe Minierave të RII deklaroi se aktualisht Irani eksporton mbi 5 milionë tonë çelik dhe produkte çeliku.
Muhamed Reza Nemat Zade, ministër i Tregtisë, Industrisë dhe Minierave të RII në një intërvistë me agjencinë e lajmeve IRIB, tha se në periudhën Prill-Tetor 2016, Irani ka eksportuar mbi 5 milionë tonë çelik dhe produkte çeliku duke u bërë një eksportues i rëndësishëm i çelikut në botë. Ai shtoi se në kuadër të ekonomisë rezistente, Irani synon të plotësojë zinxhirin e prodhimit të produkteve të çelikut. Vendet e mëdha të Azisë dhe të Europës janë blerësit kryesorë të çelikut iranian.