Sovraniteti i Iranit në tre ishujt iranianë, është i padiskutueshëm
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i36901-sovraniteti_i_iranit_në_tre_ishujt_iranianë_është_i_padiskutueshëm
Delegacioni parlamentar iranian i pranishëm në takimin e nëntë të asamblesë ndër parlamentare të Azisë në Kamboxh, u është përgjigjur pretendimeve të përfaqësuesve të parlamentit të EBA.
(last modified 2026-04-21T17:45:03+00:00 )
Nëntor 30, 2016 03:36 Europe/Tirane
  • Sovraniteti i Iranit në tre ishujt iranianë, është i padiskutueshëm

Delegacioni parlamentar iranian i pranishëm në takimin e nëntë të asamblesë ndër parlamentare të Azisë në Kamboxh, u është përgjigjur pretendimeve të përfaqësuesve të parlamentit të EBA.

Ali Kazemi kreu i delegacionit përfaqësues iranian dhe anëtar i grupit asambleja ndër parlamentare aziatike APA, ka thënë se Irani është i gatshëm të futet në bisedime me EBA për zgjidhjen e keqkuptimeve, mirëpo sovraniteti i Iranit mbi tre ishujt e tij në gjirin Persik, është një çështje që nuk mund të diskutohet. Ai pretendimet e palës emiratase mbi tre ishujt iranian i cilësoi boshe dhe të kota. Republika Islamike e Iranit në kuadër të politikave themelore të saj për vendosjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Gjirin Persik ka ndërmarrë hapa për krijimin e besimit reciprok me vendet e rajonit. Mirëpo qeveria e EBA në çdo takim ndërkombëtar që bëhet, e mbështetur nga vendet e huaja, parashtron pretendimet e saj të padrejta lidhur me tre ishujt Tombi i Madh Tonbi i Vogel dhe Bu Musa, të cilët janë pjesë e pandarë e territorit iranian.