Nis konferenca e parë e sigurisë në Teheran
Dhjetor 11, 2016 08:38 Europe/Tirane
Sot në Teheran ka nisur punimet konferenca e parë e sigurisë e quajtur “ Sistemi i sigurisë në rajonin e Azisë perëndimore”.
Konferenca është hapur me fjalimin e Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit dhe të Ali Shamkhani kryetar i këshillit të lartë të sigurisë kombëtare. Në këtë konferencë marrin pjesë analistë ekspertë dhe mendimtarë në fushën e sigurisë. Gjatë organizimit të konferencës do të mbajnë fjalime, Ali Larixhani, ministri i jashtëm, i mbrojtjes, i brendshëm z. Velajati kryetar i qendrës së hulumtimeve strategjike në asamblenë e përcaktimit të interesave dhe Qemal Kharazi kryetar i këshillit strategjik të marrëdhënieve me jashtë të Iranit.
Tags