Zarif: Irani përpiqet për forcimin e rezistencës së popullit palestinez
Ministri i punëve të jashtme të RII në takimin e zhvilluar sot në Teheran me Ramazan Abdullah Shalem, sekretar i përgjithshëm i lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës, deklaroi se RII gjithmonë përpiqet për forcimin e radhëve të rezistencës dhe të unitetit të popullit palestinez.
Mohamed Xhevad Zarif, ministër i jashtëm i RII në këtë takim tha se në botë nuk ekziston asnjë vend që mundet të veprojë i vetëm, prandaj edhe regjimi i Izraelit nuk do të mund të bëjë asgjë qoftë i vetëm qoftë me ndihmën e fuqive të tjera. Të dy funksionarët shkëmbyen pikëpamje në lidhje me situatën më të fundit në Palestinës dhe mbi agresionet e vazhdueshme të regjimit sionist i cili po vazhdon fuqishëm politikën e ndërtimit të kolonive të reja sioniste në territoret palestineze.