Trump paralajmërohet kundrejt moszbatimit të marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i38659-trump_paralajmërohet_kundrejt_moszbatimit_të_marrëveshjes_bërthamore
Ben Rodes, këshilltar i sigurisë kombëtare të SHBA, e paralajmëroi presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump mbi pasojat e moszbatimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 15, 2016 17:26 Europe/Tirane
  • Trump paralajmërohet kundrejt moszbatimit të marrëveshjes bërthamore

Ben Rodes, këshilltar i sigurisë kombëtare të SHBA, e paralajmëroi presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump mbi pasojat e moszbatimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Ai theksoi se marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe G 5+1 është një marrëveshje ndërkombëtare dhe moszbatimi i saj do të ketë pasoja dhe kosto të rëndë për qeverinë e ardhshme të Amerikës dhe për presidentin e zgjedhur Donald Trump. Ky këshilltar tha se marrëveshja ndërkombëtare është nënshkruar me pjesëmarrjen e fuqive të mëdha evropiane si dhe të Rusisë dhe Kinës, prandaj Amerika nuk mund t’a shkelë atë në mënyrë të njëanshme. Ben Rodes tha se Shtëpia e Bardhë do të bëjë mirë të zbatojë marrëveshjen bërthamore, sepse kjo marrëveshje ka krijuar qetësi dhe siguri në arenën ndërkombëtare.