Hezbullah kërkon përhapjen e zgjimit islamik në botë
Zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit në takimin e dhjetë të Këshillit të lartë të Asamblesë së zgjimit islamik, ka kërkuar përhapjen e zgjimit islamik në tërë botën.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Shejh Naim Kasem, zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, mbrëmë gjatë fjalimit të tij në takimin e dhjetë të Këshillit të lartë të Asamblesë së zgjimit islamik në Teheran, duke thënë se zgjimi islamik në disa vende gjatë viteve të fundit ka shënuar progrese, ka shtuar: Fillimi i zgjimit islamik rezultoi me fillimin e lëvizjes së Imam Khomeinit (ra) dhe fitoren e Revolucionit Islamik, që në të vërtetë kjo fitore ishte fitorja e parë e zgjimit islamik. Shejh Naim Kasem ka shtuar: Ky zgjim islamik ndihmoi edhe frontet e rezistencës palestineze dhe qendra të tjera islamike dhe për fat të mirë jemi dëshmitarë të asaj që në vitet e fundit zgjimi islamik është duke u përhapur në mbarë botën. Shejh Naim Kasem model të zgjimit islamit e konsideroi rezistencën palestineze në Rripin e Gazës dhe ka shtuar: Ajo çka ndodhi në Alepo dhe Mosul është si rezultat i këtij zgjimi. Takimi i Këshillit të lartë të Asamblesë së zgjimit islamik u mbajt të enjten në mbrëmje në Teheran me praninë e 110 dijetarëve islamë dhe në fund të këtij takimi u nxor një deklaratë e përbashkët.