Shtohet eksporti jo naftor i Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i39796-shtohet_eksporti_jo_naftor_i_iranit
Dogana e Republikës Islamike të Iranit ka njoftuar se eksporti jo naftor i Iranit në 9 muajt e kaluar ka shkuar në mbi 31 miliardë dollarë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 26, 2016 02:48 Europe/Tirane
  • Shtohet eksporti jo naftor i Iranit

Dogana e Republikës Islamike të Iranit ka njoftuar se eksporti jo naftor i Iranit në 9 muajt e kaluar ka shkuar në mbi 31 miliardë dollarë.

Sipas raportit të doganës në lidhje me tregtinë e jashtme të Republikës Islamike të Iranit, mësohet se që nga muaji prill deri në dhjetor 2016, vlera e eksportit jo naftor të Iranit është shtuar me 9.05% dhe ka arritur në 31.6 miliardë dollarë dhe kjo tregon zhvillimin pozitiv të tregtisë së Iranit. Sipas këtij raporti, gjatë kësaj periudhe në të gjitha doganat e Iranit kanë kaluar 91.262 mijë ton mallra të eksportuara dhe 867 mijë ton mallra të importuara. Gjatë kësaj periudhe produktet e gazit me vlerë me mbi 5.1 miliardë dollarë, kanë qenë produktet më të shumta eksportuese të Iranit që përbëjnë 16.22 % të eksportit jo naftor.