Marrëdhëniet mes Iranit dhe Omanit janë stabile
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit hodhi poshtë pretendimet e disa qarqeve politike e mediatike për zbehjen e marrëdhënieve mes Iranit dhe Omanit pas presioneve të Arabisë Saudite ndaj Omanit dhe pas vizitës së kryeministres angleze në Maskat.
Behram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, tha se marrëdhëniet mes Iranit dhe Omanit kanë qenë gjithmonë miqësore e të qëndrueshme dhe nuk janë luhatur nga zhvillimet e ndryshme në rajon. “Omani gjithmonë ka treguar se ka ditur t’i ruajmë marrëdhëniet e mira dhe miqësore me të gjitha vendet e rajonit”-theksoi z. Kasemi. Në lidhje me përpjekjet e disa vendeve të rajonit dhe të aktorëve të tjerë ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës në Siri, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se Teherani e mirëpret pjesëmarrjen e vendeve të tjera në procesin e zgjidhjes paqësore të krizës në Siri, por deri tani përpjekjet më të mëdha në këtë drejtim i kanë bërë Iranit, Rusia dhe Turqia.