Boruxherdi takohet me presidentin e Libanit
Kryetari i Komisionit për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare në Parlamentin e Iranit u takua sot në Bejrut me presidentin libanez Mishel Aun.
Alaudin Boruxherdi, kryetar i Komisionit për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare në Parlamentin e Iranit gjatë takimit me presidentin libanez shprehu edhe një herë përkrahjen e plotë të Iranit për Libanin dhe për procesin politik në këtë vend. Boruxherdi dhe Aun shkëmbyen pikëpamje mbi çështje të marrëdhënieve Teheran-Bejrut si dhe mbi zhvillimet më të fundit në rajon e në veçanti në Siri. Kryetari i Komisionit për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare në Parlamentin e Iranit pas vizitës zyrtare në Damask, po zhvillon një vizitë në Liban.