Irani në takimin e Vjenës shpjegon shkeljet e Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i41686-irani_në_takimin_e_vjenës_shpjegon_shkeljet_e_amerikës
Delegacioni i Republikës Islamike të Iranit në komisionin e përbashkët të zbatimit të marrëveshjes bërthamore, ka shpjeguar shkeljet që ka bërë Amerika në kuadër të programit për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 11, 2017 03:44 Europe/Tirane
  • Irani në takimin e Vjenës shpjegon shkeljet e Amerikës

Delegacioni i Republikës Islamike të Iranit në komisionin e përbashkët të zbatimit të marrëveshjes bërthamore, ka shpjeguar shkeljet që ka bërë Amerika në kuadër të programit për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Komisioni i përbashkët për zbatimin e marrëveshjes bërthamore, mbajti një takim në Vjenë me kërkesën e 16 dhjetorit të Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit. Qëllimi i këtij takimi ishte analizimi i shkeljes së marrëveshjes bërthamore nga ana e Amerikës e cila ka rinovuar afatin e sanksioneve ISA kundër Iranit. Në këtë takim morën pjesë zv/ministrat e jashtëm të Iranit dhe vendeve të grupit 5+1. Ky takim përfundoi punimet në hotelin Kuberg me nxjerrjen e një deklarate për shtyp. Kjo është hera e dytë që komisioni i përbashkët mban takim me kërkesë të Iranit për shkak të shkeljes së pikave të marrëveshjes bërthamore nga ana e Amerikës dhe për shkak të veprimeve të palogjikshme të disa vendeve anëtare të këtij komisioni. Në takimin e fundit, delegacioni iranian ka shtjelluar shkeljet e bëra nga ana e Amerikës dhe ka paraqitur fakte juridike për të vërtetuar se veprimet e Amerikës bien ndesh me zotimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Nga ana e tij delegacioni amerikan u shpreh se është i angazhuar për të zbatuar zotimet e tij dhe është justifikuar me faktin se ligji ISA nuk është firmosur nga presidenti dhe se qeveria amerikane ka marrë masa për ta nxjerrë jashtë funksionit këtë ligj. Delegacioni amerikan ka thënë: Me masat e marra, ligji në fjalë nuk ka asnjë bazë zbatimi konkret dhe se miratimi i tij nga kongresi nuk përbën pengesë për zbatimin e zotimeve të Amerikës në kuadër të marrëveshjes bërthamore.