Ekzagjerimet e sekretarit amerikan të zgjedhur nga Trump, rreth Iranit
Reks Tilerson, kandidati i presidentit Donald Trump për postin e sekretarit amerikan të shtetit ka thënë se do të propozojë rishikimin e plotë të marrëveshjes bërthamore me Iranin.
Në një fjalim të mbajtur në komitetin për marrëdhëniet me jashtë në senatin amerikan. Tilerson mbrojti programet e tij në postin e sekretarit amerikan të shtetit dhe duke ju kundërvënë marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore ka thënë: Marrëveshja bërthamore bllokon kapacitetin e Iranit për prodhimin e bombës atomike mirëpo kjo nuk është e përhershme. Amerika në ndryshimet e saj që kërkon në këtë marrëveshje, synon që në Iran të mos pasurohet aspak uranium. Deklarata e Tilerson vjen në kohën kur Irani si një prej viktimave të përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë, kërkon pastrimin e rajonit nga armët atomike dhe sidomos nga armët atomike të regjimit sionist që posedon me qindra koka bërthamore. Përveç kësaj sipas raporteve të ANEA Irani deri tani ka zbatuar të gjitha angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore, ndërsa Amerika ka shkelur zotimet e saj. Më herët Donald Trump, marrëveshjen bërthamore me Iranin e ka quajtur katastrofë dhe marrëveshjen më të keqe në botë dhe ka paralajmëruar se do ta grisë atë me tu futur në Shtëpinë e bardhë.