Zarif: Nëse Trump shkel marrëveshjen bërthamore, do të befasohet
Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi:” Nëse presidenti i ardhshëm amerikan Donald Trump do të shkelë marrëveshjen bërthamor me Iranit, ai do të befasohet.”
Muhamed Xhevad Zarif, duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, theksoi se për arritjen e marrëveshjes bërthamore janë kryer negociata tepër të vështira e të ndërlikuara dhe shtoi:” Ndaj qeverissë së Donald Trump, Irani po ndjek politikën e durimit dhe të pritjes dhe ende nuk ka asnjë paragjykim.” “Edhe nëse Trump vendos të largohet nga marrëveshja bërthamore, nuk do t’i vijë fundi botës. Përkundrazi, ai do të surprizohet”-deklaroi shefi i diplomacisë iraniane. Përsa u përket zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Iran, Zarif tha:”I rëndësishëm është fakti se iranianët kanë të drejtë të vendosi për të ardhmen e tyre dhe kjo do të ketë rëndësi të madhe për Azinë Perëndimore dhe për të gjithë botën.”