Salehi: Nëse Trump anulon marrëveshjen, jemi të përgatitur
Kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit deklaroi se Irani është i përgatitur të veprojë reciprokisht nëse presidenti amerikan Donald Trump vendos të anulojë marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe G 5+1.
“Shumë lehtë mund të kthehemi mbrapa dhe jo vetëm atje ku ishim, por në një pozicion shumë më të lartë nga aspekti teknologjik”-deklaroi Ali Akbar Salehi, kryetar i AEAI në një intervistë të zhvilluar sot me kanalin televiziv kanadez CBC News. “Nuk dëshiroj t’a shoh atë ditë, nuk duam të marrim të tilla vendime, por jemi të përgatitur”- shtoi Salehi. Marrëveshja bërthamore u nënshkruan në Korrik 2015 mes Iranit, SHBA, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Kinës, ndërsa BE shërbeu si koordinues i bisedimeve bërthamore.