Salehi: Amerika nuk ka zbatuar angazhimet e saj sipas marrëveshjes bërthamore
Kryetari i Agjencisë Atomike për Energji Atomike të Iranit deklaroi se Amerika nuk ka zbatuar angazhimet e saj kuadër të marrëveshjes bërthamore.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Ali Akbar Salehi, kryetari i Agjencisë Atomike për Energji Atomike të Iranit, në një intervistë me kanalin televiziv Al Xhazira shtoi se në mënyrë sipërfaqësore amerikanët mund të kryejnë ndonjë veprim për të pretenduar se i qëndrojnë besnikë zotimeve të tyre, mirëpo në praktikë ata nuk bërë ndonjë punë të veçantë. Kryetari i Agjencisë Atomike për Energji Atomike të Iranit deklaroi se në aspektin teknik në marrëveshjen bërthamore, Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet e tij për të cilat është zotuar si mbledhje e infrastrukturës përkatëse me centrifugat në objektin bërthamor Fordo. Salehi shtoi se Hokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA, gjithashtu, në raportin e tij të fundit ka pohuar se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në këtë drejti.