Abdulahian takohet me Hasan Nasrullah në Bejrut
Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare sot në Bejrut u takua me sekretarin e përgjithshëm të lëvizjes së rezistencës islamike libaneze Hezbullah.
Amir Abdulahian në takim me Sejed Hasan Nasrullah, diskutoi dhe analizoi situatën më të fundit politike në Liban. Në krye të një delegacioni të lartë, Abdulahian ndodhet për një vizitë në Liban ku deri tani ka kryer takime me Nabih Berri kryetar i parlamenti, Ali Gansu ministër këshilltar për çështjet parlamentare, si dhe me ministrin e jashtëm të Libanit. Në takim me kryetarin e parlamentit, Nabih Berri vlerësoi rolin konstruktiv të Iranit në luftën kundër terrorizmit në rajon dhe tha se kriza në Siri duhet të zgjidhet vetëm me mjete politike.