Nafta e Iranit në veriperëndim të Evropës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i43447-nafta_e_iranit_në_veriperëndim_të_evropës
Dy naftëmbajtëse iraniane pas anulimit të sanksioneve përsëri janë nisur për në Roterdam të Holandës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 27, 2017 03:20 Europe/Tirane
  • Nafta e Iranit në veriperëndim të Evropës

Dy naftëmbajtëse iraniane pas anulimit të sanksioneve përsëri janë nisur për në Roterdam të Holandës.

Sipas Parstoday, dy naftëmbajtëse iraniane për herë të parë pas anulimit të sanksioneve të perëndimit kundër Iranit, janë nisur në drejtim të një qendre rafinerie dhe tregtare të naftës së papërpunuar në Roterdam, veriperëndim të Evropës. Burime mediatike kanë njoftuar se lëvizja e këtyre naftëmbajtëseve dëshmon se Irani është duke përparuar dhe ka hequr pengesat për të qenë pjesë e tregut të naftës, ku në vitet e fundit për shkak të sanksioneve nuk ishte pjesë e këtij tregu. Dy naftëmbajtëset “Seno” dhe Hodexh” që i përkasin kompanisë kombëtare të naftës së RII janë nisur në drejtim të portit të Roterdamit në veriperëndim të Evropës për të transportuar naftë të papërpunuar. Secila nga këto dy naftëmbajtëse transporton dy milionë fuçi naftë.