Shefi i zyrës politiket të Ruhani i drejtohet Trumpit: "Iraniani, nuk poshtërohet!"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i43555-shefi_i_zyrës_politiket_të_ruhani_i_drejtohet_trumpit_iraniani_nuk_poshtërohet!
Shefi i zyrës politiket të presidentit të Republikës Islamike të Iranit në reagim ndaj nënshkrimit të dekretit zbatues kundër emigracionit nga ana e presidentit të Amerikës, ka theksuar se iranianin përgjatë historisë askush nuk ka mundur ta poshtërojë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 28, 2017 12:18 Europe/Tirane
  • Shefi i zyrës politiket të Ruhani i drejtohet Trumpit:

Shefi i zyrës politiket të presidentit të Republikës Islamike të Iranit në reagim ndaj nënshkrimit të dekretit zbatues kundër emigracionit nga ana e presidentit të Amerikës, ka theksuar se iranianin përgjatë historisë askush nuk ka mundur ta poshtërojë.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Hamid Abutalibi, shefi i zyrës politiket të presidentit të Republikës Islamike të Iranit, në faqen e tij në Twitter ka shkruar: "Populli i Iranit për më shumë se 3000 vjet ka qëndruar kryelartë. Populli i Iranit është simbul i identitetit dhe historisë së arianëve, i humanizmit islam, i lirisë dhe i dashurisë ndaj njerëzimit, prandaj populli iranian nuk e duron dhunën dhe terrorin, por e lufton kundër këtyre fenomeneve". Vlen të theksohet se Donald Trump, presidenti i Amerikës, të premten në mbrëmje ka nënshkruar dekretin për vendosjen e kufizimeve të gjera ndaj hyrjes së emigrantëve dhe refugjatëve në Amerikë nga disa vende islame duke përfshirë edhe Iranin.