Asgar Farhadi, bojkoton ceremoninë e çmimit OSCAR
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i43693-asgar_farhadi_bojkoton_ceremoninë_e_çmimit_oscar
Pas urdhrit të lëshuar nga presidenti amerikan Donald Trump për ndalimin e futjes së shtetasve iranianë në Amerikë, Asgar Farhadi regjisori i njohur iranian, ka bojkotuar ceremoninë e çmimit OSCAR.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 30, 2017 06:15 Europe/Tirane
  • Asgar Farhadi, bojkoton ceremoninë e çmimit OSCAR

Pas urdhrit të lëshuar nga presidenti amerikan Donald Trump për ndalimin e futjes së shtetasve iranianë në Amerikë, Asgar Farhadi regjisori i njohur iranian, ka bojkotuar ceremoninë e çmimit OSCAR.

Sipas një njoftimi të kanalit Press Tv, regjisori i njohur iranian Asgar Farhadi me filmin e tij “ Shitësi” garon njëkohësisht me 5 filma të tjerë të regjisorëve në gjuhë të huaj në ceremoninë e sivjetshme për çmimin OSCAR. Në një njoftim të tij regjisori Asgar Farhadi ka thënë: Nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e sivjetshme të çmimit OSCAR. Për mua nuk është aspak e pranueshme, edhe pse për vizitën time në Amerikë mund të bëhen përjashtime. Ekstremistët për të kuptuar botën nuk kanë rrugë tjetër veçse të bëjnë ndarje mes nesh dhe të tjerëve me qëllim që tek opinioni publik i botës të krijojnë një imazh të tmerrshëm rreth nesh dhe të frikësohen nga ne. Në këto kushte unë ngrihem kundër vendimit të padrejtë që u është imponuar bashkëkombasve të mi dhe të qytetarëve nga 7 vende të tjera të botës. Tarane Alidusti, aktorja e filmit “ Shitësi” më 27 janar ka nxjerrë një mesazh në Twitter ku thotë: Unë nuk marr pjesë në ceremoninë e çmimit OSCAR. Vlen të theksohet se ministria e jashtme e Iranit në shenjë proteste ndaj vendimit të Trump, ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Zvicrës si përfaqësues për interesat e Amerikës në Teheran.