Xhahangiri: Irani qendër e sigurt e rajonit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i43949-xhahangiri_irani_qendër_e_sigurt_e_rajonit
Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se 38 vjet pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, pavarësisht të gjitha armiqësive dhe presioneve, Irani vazhdon të jetë qendër e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 02, 2017 04:02 Europe/Tirane
  • Xhahangiri: Irani qendër e sigurt e rajonit

Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se 38 vjet pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, pavarësisht të gjitha armiqësive dhe presioneve, Irani vazhdon të jetë qendër e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Is'hak Xhahangiri, zv/presidenti i parë i Republikës Islamike, të mërkurën në ceremoninë e manifestimit të ditës së infermierëve në Iran, deklaroi: Përveç vendosjes së sigurisë në nivel të brendshëm, Republika Islamike e Iranit nuk ka lejuar në asnjë mënyrë që grupi terrorist ISIS të zgjerohet në rajon dhe ose të formojë shtet dhe kjo është në kohën kur koalicionet perëndimore nuk kanë arritur të ndalin krimet e grupit terrorist ISIS. Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike shtoi se komplotet e gjera të armiqve nuk kanë arritur ta pirshin sigurinë e popullit të Iranit. Populli i Irani në vitin 1979 shënoi një epope dhe një revolucion të madh i cili ishte "shpërthim i dritës" sipas Ajetullah Khomeinit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit. Xhahangiri në vazhdim vuri në dukje politikat e gabuara të Amerikës në Lindjen e Mesme dhe tha: "Amerika duke sulmuar Irakun, Afganistanin dhe vendet e tjera vetëm ka vrarë njerëz të pafajshëm dhe tani ka ardhur koha që të korrigjohen këto politika të gabuara.