Pretendimet e Amerikës të pabaza, provokative dhe të përsëritura
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i43989-pretendimet_e_amerikës_të_pabaza_provokative_dhe_të_përsëritura
Irani ka kritikuar pretendimet e kohëve të fundit të një këshilltari të lartë të presidentit amerikan, Donald Trump, në lidhje me programin raketor të Republikës Islamike të Iranit, duke i konsideruar ato si "të pabaza", "të përsëritura" dhe "provokative".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 02, 2017 18:08 Europe/Tirane
  • Pretendimet e Amerikës të pabaza, provokative dhe të përsëritura

Irani ka kritikuar pretendimet e kohëve të fundit të një këshilltari të lartë të presidentit amerikan, Donald Trump, në lidhje me programin raketor të Republikës Islamike të Iranit, duke i konsideruar ato si "të pabaza", "të përsëritura" dhe "provokative".

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, këshilltar për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Michael Flynn, pohoi se testet e fundit raketore të Iranit kanë shkelur rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që u miratua në korrik të vitit 2015 për të miratuar marrëveshjen bërthamore midis Teheranit dhe G 5+1. Flynn ka shtuar se Uashingtoni "zyrtarisht e ka njoftuar Iranin në lidhje me këtë veprim". Të enjten, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit z. Behram Kasemi i hodhi poshtë pretendimet  e Flynn si "të pabaza, të përsëritura dhe provokuese" dhe ka deklaruar se "asnjë nga raketat e testuara nuk është projektuar për të kryer mbushje bërthamore”. Ai ka shtuar se këto deklarata të këtij zyrtari të lartë të SHBA vijnë në kohën kur RII është duke bërë përpjekje maksimale për të luftuar kundër grupeve terroriste në LM dhe këto veprime të Iranit nuk bëhen në mënyrë të fshehur, por duke pasur parasysh faktin se këto grupe terroriste gëzojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë mbështetje financiare, logjistike dhe të inteligjencës nga SHBA dhe aleatët e saj, padyshim se progresi ushtarak i RII bëhet pengesë për amerikanët.