Sanksionet e reja të Amerikës bien ndesh me rezolutën 2231
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i44097-sanksionet_e_reja_të_amerikës_bien_ndesh_me_rezolutën_2231
Ministria e jashtme e Iranit vendimin e fundit të jashtëligjshëm të Amerikës e cila në listën e sanksioneve ka shtuar emrat e disa personave dhe kompanive iraniane, e ka quajtur një vendim që shkel zotimet e Uashingtonit dhe që bie ndesh me rezolutën 2231.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 04, 2017 03:20 Europe/Tirane
  • Sanksionet e reja të Amerikës bien ndesh me rezolutën 2231

Ministria e jashtme e Iranit vendimin e fundit të jashtëligjshëm të Amerikës e cila në listën e sanksioneve ka shtuar emrat e disa personave dhe kompanive iraniane, e ka quajtur një vendim që shkel zotimet e Uashingtonit dhe që bie ndesh me rezolutën 2231.

Me anë të një deklarate ministria e jashtme e Republikës Islamike të Iranit ka thënë: “Shtimi i kapacitetit raketor që është projektuar vetëm për armatime të lejueshme dhe që do të përdoren vetëm për mbrojtjen e vendit, është e drejtë e kombit iranian e bazuar në normat dhe dispozitat ndërkombëtarë dhe të OKB. Çdo ndërhyrje e të tjerëve në këtë fushë është shkelje e juridiksionit ndërkombëtar dhe jashtë kompetencave të çdo vendi apo organi”.  Deklarata e ministrisë së jashtme të Republikës Islamike të Iranit thekson se Republika Islamike e Iranit do t’i japë përgjigje reciproke çdo veprimi i cili ka si objektiv të cenojë interesat e kombit iranian. Në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit thuhet: “Irani ka marrë masa kundrejt veprimit islamofob të Amerikës e cila ka ndaluar futjen e shtetasve iranianë në Amerikë dhe për këtë ka pezulluar dhënien e vizave për shtetasit amerikan dhe përveç kësaj Irani do të marrë masa edhe ndaj atyre personave dhe kompanive amerikane të cilat kanë ndihmuar grupet radikale dhe terroriste në rajon apo janë bërë shkak për vrasjen e njerëzve të pafajshëm të rajonit. Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit edhe një herë ka rikujtuar se siguria kombëtare është një çështje e padiskutueshme dhe që për të nuk mund të diskutohet dhe shtoi se veprimet e paligjshme dhe të pamatura të qeverisë Amerikane, në asnjë mënyrë nuk do të pengojnë Republikën Islamike të Iranit që të ndjekë politikën themelore të saj për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe për luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit.