Regjistrohet padia e Iranit kundër Amerikës në GJND
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i44187-regjistrohet_padia_e_iranit_kundër_amerikës_në_gjnd
Irani ka ngritur një padi në GJND kundër Amerikës dhe kjo është regjistruar zyrtarisht në këtë gjykatë ndërkombëtare. Kjo padi është një hap i rëndësishëm i ndërmarrë nga Irani për kthimin e pasurisë dhe kapitalit të popullit iranian që mbahet i bllokuar nga Amerika.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 05, 2017 06:49 Europe/Tirane
  • Regjistrohet padia e Iranit kundër Amerikës në GJND

Irani ka ngritur një padi në GJND kundër Amerikës dhe kjo është regjistruar zyrtarisht në këtë gjykatë ndërkombëtare. Kjo padi është një hap i rëndësishëm i ndërmarrë nga Irani për kthimin e pasurisë dhe kapitalit të popullit iranian që mbahet i bllokuar nga Amerika.

Pas ngritjes së padisë së Iranit kundër Amerikës në GJND, qendra për juridiksionin ndërkombëtar në presidencën iraniane shkurtin e këtij viti ka përpiluar një shtojcë për këtë padi në të cilën prezantohen dokumente dhe fakte të mbledhura për çështjen në fjalë. Qeveria iraniane ka ngritur padi kundër qeverisë amerikane për shkak se kjo e fundit ka bllokuar dhe konfiskuar shumën 2 miliard dollarë të BQI. Sipas procedurave, GJND padinë e ngritur nga ana e Iranit do t’ia transmetojë Amerikës dhe do ta shpërndajë tek gjykatësit e këtij organi gjyqësor. Sipas urdhrit të lëshuar më 1 janar 2016 pala amerikane ka të drejtë të prezantojë dhe dorëzojë tek GJN dosjen e saj mbrojtëse deri më 1 shtator 2017.