Republikanët tërhiqen nga premtimi për anulimin e marrëveshjes bërthamore
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë ka thënë se marrëveshja bërthamore me Iranin me gjithë kundërshtimet e republikanëve do të qëndrojë në formën ekzistuese.
Paul Rayan, kreu i Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë duke hequr dorë nga qëndrimet e tij të mëparshme lidhur me marrëveshjen bërthamore ka thënë se megjithë kundërshtimet e partisë republikane, pjesa më e madhe e marrëveshjes bërthamore do të zbatohet dhe sanksionet shumëpalëshe kundër Iranit do të qëndrojnë të anuluara. “Tashmë është vonë për anulimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin”- deklaroi kreu i Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë. Rayan tha se është tepër e vështirë që Amerika të rikthejë partnerët dhe aleatët e saj në periudhën e ushtrimit të presioneve ndaj Iranit. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë më herët kishte shprehur keqardhjen për marrëveshjen bërthamore me Iranin duke mbështetur një linjë radikale dhe ekstremiste kundër Iranit ka thënë se mbështet vendosjen e më shumë sanksioneve kundër Iranit. Rayan ka thënë: Unë jam përkrahës i vendosjes së sanksioneve kundër Iranit dhe për këtë arsye jam i mendimit se duhen ndjekur politika më të ashpra kundrejt Iranit. Deklarata e autoriteteve amerikane vijnë në kohën kur gazeta Nju Jork Times në një raport të saj ka analizuar mundësitë rreth anulimit ose jo të marrëveshjes bërthamore me Iranin nga ana e presidentit Donald Trump dhe ka nxjerrë përfundimin se Bashkësia Ndërkombëtare dhe opinioni publik amerikan duhet t’ia bëjnë të qartë Trump dhe bashkëpunëtorëve të tij që ruajtja e marrëveshjes bërthamore është në interes të Uashingtonit dhe të botës. Ditë më parë, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se çfarëdo lloj dëmtimi i marrëveshjes bërthamore, është dështim i diplomacisë në arenën ndërkombëtare. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, deklaroi: "Marrëveshja bërthamore përmban këtë mesazh që çështjet e ndërlikuara ndërkombëtare mund të zgjidhen nëpërmjet dialogut, prandaj vendet duhet të bëjnë përpjekje për ta mbrojtur dhe forcuar këtë marrëveshje, për arsye se çfarëdo lloj dëmtimi i marrëveshjes bërthamore mund të dërgojë mesazh të rrezikshëm për botën që diplomacia nuk ka kapacitet për zgjidhjen e kurrfarë problemi. Irani ashtu siç ka konfirmuar edhe ANEA, ka zbatuar angazhimet e veta sipas zotimeve në marrëveshjen bërthamore dhe të gjitha palët duhet të bëjnë përpjekje për zbatimin e kësaj marrëveshje pa kurrfarë mangësie". Nga ana e saj, zëvendësja e shefes së diplomacisë evropiane Helga Shmidt, deklaroi se ekipi i politikës së jashtme të Donald Trump, ka gabuar në përkufizimet e veta rreth marrëveshjes bërthamore. Shmidt duke reaguar ndaj deklaratës së Trump për rishikimin e marrëveshjes bërthamore, tha se marrëveshja bërthamore e Iranit nuk ka nevojë të rishikohet. Trump marrëveshjen bërthamore me Iranin të vitit 2015 e ka quajtur marrëveshjen më të keqe dhe ka kërcënuar me anulimin e saj dhe rishqyrtimin e saj, për një marrëveshje më të mirë. Ndërkohë zv/shefja e politikës së jashtme të BE, e cila ishte ndërmjetësuese në bisedimet mes Iranit dhe grupit 5+1, deklaroi se marrëveshja bërthamore është shumëpalëshe dhe për këtë nuk mund të nisin bisedime dypalëshe, sepse marrëveshja është konfirmuar edhe nga KS e OKB.