Ruhani: Irani shembull i luftës kundër terrorizmit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i44569-ruhani_irani_shembull_i_luftës_kundër_terrorizmit
Presidenti i RII deklaroi se Irani është shembull i luftës kundër terrorizmit në rajon dhe në botë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 09, 2017 16:23 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani shembull i luftës kundër terrorizmit

Presidenti i RII deklaroi se Irani është shembull i luftës kundër terrorizmit në rajon dhe në botë.

Dr. Hasan Ruhani duke folur në një takim me ambasadorë dhe përfaqësues të huaj me rastin e 38 vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik, deklaroi se Irani ishte vendi i parë që i paralajmëroi të gjitha vendet e rajonit mbi rreziqet që paraqisnin regjimi diktatorial i Sadamit si dhe grupi terrorist Taliban për paqen dhe sigurinë e rajonit. Presidenti Iranian tha se qeveria e Iranit e ka bërë të qartë për të gjithë se është e gatshme të ndihmojë çdo vend që lufton terrorizmin në rajon dhe në botë. Në vazhdim të fjalës së tij, presidenti Ruhani tha se armët e shkatërrimit masiv janë një rrezik eminent për botën dhe për të parandaluar një katastrofë njerëzore, të gjitha vendet duhet të mobilizohen për zhdukjen e këtyre armëve. "Populli Iranian po feston 38 vjetorin e fitores së Revolucionit islamik në kushtet kur Irani ndodhet në nivel të lartë të zhvillimit ekonomik, politik, shkencor dhe kulturor dhe ky vend është i hapur për marrëdhënie konstruktive e miqësore me të gjitha vendet dhe popujt e botës, deklaroi presidenti I RII.