Sot presidenti i Republikës Islamike të Iranit niset drejt Kuvajtit dhe Omanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i45018-sot_presidenti_i_republikës_islamike_të_iranit_niset_drejt_kuvajtit_dhe_omanit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit sot është nisur për një vizitë zyrtare në Oman dhe në Kuvajt.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 15, 2017 03:55 Europe/Tirane
  • Sot presidenti i Republikës Islamike të Iranit niset drejt Kuvajtit dhe Omanit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit sot është nisur për një vizitë zyrtare në Oman dhe në Kuvajt.

Hasan Ruhani me ftesë zyrtare të mbretit të Omanit, Sultan Kabus dhe të emirit të Kuvajtit, sot më 15 shkurt do të zhvillojë një vizitë njëditore në këto vende. Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani të mërkurën në mëngjes me ftesë zyrtare të Sulltan Kabus, mbretit të Omanit, u nis drejt Maskatit, kryeqytetit të Omanit. Presidenti iranian pas pritjes zyrtare, do të zhvillojë takim të veçantë me mbretin e Omanit dhe pastaj do të zhvillohet takimi i delegacioneve të larta të të dy vendeve. Presidenti iranian po sot pasdite me ftesë zyrtare të emirit të Kuvajtit, nga Maskati do të shkojë  në Kuvajt. Delegacionet e larta të Iranit dhe të Kuvajtit me këtë rast do të zhvillojnë takime gjatë të cilave do të bisedojnë për çështje bilaterale dhe rajonale. Hasan Ruhani gjatë kësaj vizite do të shoqërohet nga disa ministra dhe funksionarë të qeverisë iraniane. Gjatë qëndrimit në Oman dhe Kuvajt, do të diskutohet për çështje rajonale dhe bilaterale.