Irani në mesin e 5 vendeve prodhuese të serumit kurativ
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i45044-irani_në_mesin_e_5_vendeve_prodhuese_të_serumit_kurativ
Kryetari i institutit për studimet vaksinore tha se Irani është kthyer në 5 vendet prodhuese të serumit kurativ që përdoret për të luftuar helmimet nga gjarpërinjtë dhe akrepat.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 15, 2017 08:06 Europe/Tirane
  • Irani në mesin e 5 vendeve prodhuese të serumit kurativ

Kryetari i institutit për studimet vaksinore tha se Irani është kthyer në 5 vendet prodhuese të serumit kurativ që përdoret për të luftuar helmimet nga gjarpërinjtë dhe akrepat.

Hamid Kehram, vuri në dukje se serumet kurative të prodhuara në Iran janë të cilësisë së lartë dhe shtoi se të gjitha vaksinat kurative me burim shtazor janë prodhuar në institutin Razi të Iranit. Ai ndër të tjera foli edhe për prodhimin e vaksinës së poliomielitit dhe tha: Instituti vaksinor Razi në Iran, për çdo ditë e më shumë arrin suksese të reja në produktet biologjike të tij. Qendra për prodhimin e serumit kurativ ndodhet në provincën Alborz në perëndim të Teheranit.