Ministri i shëndetësisë së Iranit takohet me presidentin e Kubës
(last modified Thu, 16 Feb 2017 06:48:21 GMT )
Shkurt 16, 2017 07:48 Europe/Tirane
  • Ministri i shëndetësisë së Iranit takohet me presidentin e Kubës

Ministri i shëndetësisë së Iranit të mërkurën në mbrëmje pas nënshkrimit të 12 dokumenteve për bashkëpunim të përbashkët mes Iranit dhe Kubës, është takuar dhe ka biseduar me Raul Kastro, presidentin e Kubës.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Sejed Hasan Ghazizade Hashemi në këtë takim i dorëzoi presidentit të Kubës mesazhin Hasan Ruhani, presidentit të Republikës Islamike të Iranit, për zgjerimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes të dy vendeve, sidomos në sektorin e energjisë dhe të bioteknologjisë. Nga 22 dokumentet për bashkëpunim të përbashkët mes Iranit dhe Kubës në sfera të ndryshme që janë paraparë të nënshkruhen nga komisioni i përbashkët ekonomik mes të dy vendeve, të mërkurën në mbrëmje janë nënshkruar 12 prej tyre. Ministri i shëndetësisë së Iranit në këtë takim deklaroi se Irani është i interesuar të shfrytëzojë eksperiencat e Kubës në disa fusha si në fushën e bioteknologjisë.

Tags