Hasan Ruhani dhe emiri i Kuvajtit theksojnë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i45096-hasan_ruhani_dhe_emiri_i_kuvajtit_theksojnë_stabilitetin_dhe_sigurinë_e_rajonit
Presidenti i Republikës të Iranit dhe emiri i Kuvajtit duke vë në dukje rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit të vendeve myslimane dhe fqinje në rrethanat aktuale të rajonit, theksuan nevojën për bashkëmendim, bashkëpunim dhe koordinim më të madh për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë dhe për zhvillimin e vendeve të rajonit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 16, 2017 04:27 Europe/Tirane
  • Hasan Ruhani dhe emiri i Kuvajtit theksojnë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit

Presidenti i Republikës të Iranit dhe emiri i Kuvajtit duke vë në dukje rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit të vendeve myslimane dhe fqinje në rrethanat aktuale të rajonit, theksuan nevojën për bashkëmendim, bashkëpunim dhe koordinim më të madh për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë dhe për zhvillimin e vendeve të rajonit.

 Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën në takim me Sheik Sabah Ahamed Xhaber Al-Sabah, emiri i Kuvajtit, vuri në dukje të përbashkëtat kulturore, historike dhe fetare të Iranit dhe Kuvajtit dhe marrëdhëniet vëllazërore dhe të sinqerta mes të të dy vendeve dhe deklaroi: "Ekzistojnë potenciale të mëdha për forcimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Kuvajtit në fusha të ndryshme dhe të gjitha ato mund të aktivizohen në kuadër të interesave të të dy popujve dhe të interesave të rajonit në përgjithësi". Z. Ruhani në vazhdim foli edhe në lidhje me zhvillimet më të rëndësishme rajonale sidomos rrezikun e terrorizmit dhe deklaroi: "Problemi më i madh i rajonit është terrorizmi i cili konsiderohet një rrezik gjithëpërfshirës dhe e vetmja rrugë për ta luftuar atë, është bashkëpunimi në mes vendeve të rajonit në luftën kundër këtij fenomeni". Nga ana e tij Sheik Sabah Ahamed Xhaber Al-Sabah, emiri i Kuvajtit, në këtë takim u shpreh i kënaqur me vizitën e presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Kuvajt dhe deklaroi: "Rrethanat aktuale të rajonit tonë kërkojnë që vendet të kenë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrit". Emiri i Katarit në vazhdim theksoi nevojën për unitet dhe koordinim të vendeve rajonit dhe vendeve myslimane për tua përballur me sfidat aktuale.