Zarif: Irani partner tregtar i sigurt për Evropën
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit të hënën në një tryezë ekonomike me pjesëmarrjen e krerëve të kompanive të mëdha të Gjermanisë në Munih, ka shpjeguar kapitujt e diplomacisë ekonomike dhe projektet e mëdha të Republikës Islamike të Iranit në fusha të ndryshme.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif në këtë tryezë ka theksuar partneritetin historik të industrive të Iranit dhe Gjermanisë dhe deklaroi se populli i Iranit kanë mbresa të mira nga bashkëpunimet me Gjermaninë dhe një gjë tillë vërehet edhe populli gjerman. Shefi i diplomacisë së Iranit në vazhdim tha: "Evropa kurrë nuk është dëmtuar nga bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar me Iranin sepse Irani edhe në periudhën e sanksioneve ka zbatuar të gjitha angazhimet e tij ndaj kompanive private dhe publike evropiane dhe në realitet Irani është një partner tregtar i sigurt për Evropën në përgjithësi dhe për Gjermaninë në veçanti dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Zarif në përgjigjeje ndaj riskut të investimeve të huaja në Iran, deklaroi se Irani në siguri dhe në ekonomi mbështetet vetëm tek populli, prandaj zhvillimin dhe sigurinë e vetë nuk e merr nga jashtë kufijve të tij. Në këtë mënyrë në Iran ekziston niveli më i ulët i riskut për çfarëdo lloj bashkëpunimi ekonomik në krahasim me vendet e tjera të rajonit të Lindjes së Mesme. Ministria i jashtëm i Iranit me këtë rast ka mirëpritur edhe themelimin e zyrës tregtare dhe industriale të landit të Bavarisë në Teheran dhe e ka quajtur atë një prej institucioneve më efikase për bashkëpunimin e gjerë të Iranit dhe Gjermanisë.