Amir Abdulahian: Irani mbështet popullin dhe qeverinë e Afganistanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i46010-amir_abdulahian_irani_mbështet_popullin_dhe_qeverinë_e_afganistanit
Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare, deklaroi se Irani mbështet qeverinë dhe popullin e Afganistanit dhe tha: Irani, sigurinë dhe progresin e Afganistanit e konsideron siguri të tij dhe të rajonit dhe nuk neglizhon aspak për të ndihmuar qeverinë dhe popullin e Afganistanit.
(last modified 2026-05-05T20:27:48+00:00 )
Shkurt 28, 2017 15:44 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahian: Irani mbështet popullin dhe qeverinë e Afganistanit

Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare, deklaroi se Irani mbështet qeverinë dhe popullin e Afganistanit dhe tha: Irani, sigurinë dhe progresin e Afganistanit e konsideron siguri të tij dhe të rajonit dhe nuk neglizhon aspak për të ndihmuar qeverinë dhe popullin e Afganistanit.

Husein Amir Abdulahian, sot u takua me Hak Pal Muhamed Axhan kryetar i delegacionit afgan pjesëmarrës në konferencën e gjashtë ndërkombëtare në mbështetje të intifadës palestineze. Në këtë takim z. Abdulahian tha se populli iranian dhe ai afgan kanë shumë të përbashkëta dhe forcimi i marrëdhënieve dhe i bashkëpunimit mes dy vendeve është në interes të rajonit. Asistenti i kryetarit të parlamentit iranian tha se dëmet e shkaktuara popullit afgan nga terrorizmi janë të paharrueshme dhe shtoi: Amerika duhej të përballej me terrorizmin në Afganistan dhe këtij vendi t’i kthente sigurinë, mirëpo jo vetëm që e pushtoi ushtarakisht Afganistanin, por këtë vend dhe rajonin e bëri të pasigurt. Nga ana e tij z. Hak Pal Muhamed Axhan, tha se për Afganistanin, Irani zë një pozitë të veçantë dhe shtoi se marrëdhëniet mes Afganistanit dhe Iranit duhet të zgjerohen në fusha të ndryshme.