Tërhiqet Trump/Nuk mund të fitojmë luftën me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i46310-tërhiqet_trump_nuk_mund_të_fitojmë_luftën_me_iranin
Rrjeti televiziv amerikan CNN, në një analizë të tij trajton arsyet e tërheqjes së presidentit amerikan Donald Trump nga qëndrimet e ashpra ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 04, 2017 18:13 Europe/Tirane
  • Tërhiqet Trump/Nuk mund të fitojmë luftën me Iranin

Rrjeti televiziv amerikan CNN, në një analizë të tij trajton arsyet e tërheqjes së presidentit amerikan Donald Trump nga qëndrimet e ashpra ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin.

CNN duke kujtuar se gjatë fushatës elektorale Trump dhe shtabi i tij kanë premtuar për grisjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin, shton: “Tashmë nuk dëgjohen dhe nuk do të dëgjohen thirrjet për grisjen e marrëveshjes bërthamore”. Në analizën e CNN thuhet: ”Në fakt, presidenti Trump, në fjalimin e mbajtur të martën para Kongresit e përmendi vetëm një herë Iranin. E vërteta është se Trump nuk do t’a prekë marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe duket se nga kjo nuk është i pakënaqur as Izraeli”. Për këtë pretendim, CNN rendit disa arsye: “Së pari, krerët ushtarakë të Izraelit ia kanë bërë të qartë Netanjahut se nuk mund të fitojnë në një luftë me Iranin. Ky konkluzion i ushtrisë izraelite është po ajo që Amerika e ka ditur me kohë. Çdo sulm kundër objekteve bërthamore të Iranit do të jetë një mision tepër i vështirë, për të mos thënë i pamundur, dhe do të shkaktonte një reagim të ashpër e me pasoja tepër të rënda nga ana e Iranit”. Duke theksuar se Amerika dhe Izraeli nuk mund t’a mposhtin Iranin në një konflikt ushtarak, CNN shton: “ Këto ditë po rrezikohen gjëra më të rëndësishme, sesa paranoja dhe shqetësimet e Izraelit. Irani po luan rol përcaktues në luftën kundër terroristëve radikalë. Tashmë kur forcat irakiane në bashkëpunim me këshilltarët amerikanë po e përfundojnë misionin e çlirimit të Mosulit dhe vëmendja po drejtohet në qendrën e ISIS në Raka, forcat iraniane do të kenë një rol më të rëndësishëm në këtë fazë përfundimtare të luftës.” CNN thekson:” Si rrjedhim, ndërkohë që Trump përgatitet të mirëpresë vendimet për sanksione të reja kundër Iranit përsa i përket programit raketor iranian, ai është tërhequr nga pikëpamjet e ish këshilltarit të tij Michael Fellin në lidhje me Iranin”. Në përfundim, CNN e këshillon presidentin Trump që për t’i bërë të palimitshme pikat e marrëveshjes bërthamore, të bëjë lëshime për grupet e moderuara në Teheran, dhe shton: “ Dhënia e më shumë poenave grupeve të moderuara në Teheran mund të zgjerojë ndikimin e marrëveshjes bërthamore për një kohë tepër të gjatë”.