Zarif: Irani gjithmonë kërkon të mirën për vendet e rajonit
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se vendet e rajonit nuk kanë rrugëzgjidhje tjetër, përveçse të bisedojnë dhe të bashkëpunojnë me Iranit, për arsye se Irani gjithmonë ka kërkuar dhe kërkon të mirën e rajonit.
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, ka theksuar në vazhdimin e bisedimeve dhe bashkëpunimit për zgjidhjen e çështjeve rajonale dhe deklaroi: "Irani ka përkufizuar interesat e tij në Rajon në kuadër të bashkëpunimit dhe dialogut me vendet fqinjë". Muhamed Xhavad Zarif vuri në dukje se disa vende të rajonit me duke zgjedhur opsione të gabuara, kanë reduktuar ndikimin e tyre në rajon dhe shtoi: "Për fat të keq disa prej vendeve të rajonit po mbështesin grupet e terroristëve dhe me spekulime në lidhje me gabimet e tyre, në realitet po mundohet të mos pranojnë përgjegjësinë për gabimet e tyre. Sugjerimi i Iranit për vendet fqinjë është ky që të rishikojnë politikat e tyre të më parshme sepse ata nuk kanë sjell rezultat tjetër, përveç shkatërrimit dhe trazirave për ata dhe për rajonin dhe të zgjedhin rrugën e duhur". Në lidhje me veprimet e fundit të Arabisë Saudite në rajon duke përfshirë edhe veprimet anti-iraniane, z. Zarif tha: "Autoritetet saudite në vend që të shfrytëzojnë rrethanat aktuale për dialog dhe bashkëpunim, me politikën dhe qëndrimet e tyre, po shtojnë tensionet në rajonin e Lindjen e Mesme. Politikat dhe presionet kundër Iranit nuk do të japin rezultat dhe n periudhën e re, rajoni dhe atmosfera ndërkombëtare nuk e durojnë hegjemoninë dhe ata që synojnë të ripërtërinë hegjemoninë e kaluar, gabojnë shumë". Shefi i diplomacisë së Iranit në fund të kësaj interviste deklaroi se ekstremizmi dhe terrorizmi është rrezik i përbashkët për rajonin dhe botën dhe theksoi: "Terrorizmi që ekziston në rajon, në të ardhmen do të rrezikojë më shumë ata të cilët kanë luajtur rol në krijimin dhe zhvillimin e këtyre grupeve dhe kanë mbështetur vazhdimisht ata në aspektin financiar, politik dhe me armatim".