Deklarata e Amerikës rreth zbatimit të marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i46522-deklarata_e_amerikës_rreth_zbatimit_të_marrëveshjes_bërthamore
Zëvendës përfaqësuesi i Amerikës në ANEA ka pohuar zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 08, 2017 04:41 Europe/Tirane
  • Deklarata e Amerikës rreth zbatimit të marrëveshjes bërthamore

Zëvendës përfaqësuesi i Amerikës në ANEA ka pohuar zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit.

Andrew J. Schofer, lidhur me deklaratën e drejtorit të përgjithshëm të ANEA rreth vërtetësisë së programit bërthamor të Iranit dhe karakterit paqësor të këtij programi tha: Vazhdimi i monitorimit dhe i vërtetimit të karakterit paqësor të programit bërthamor të Iranit është i domosdoshëm. Amerika vlerëson dhe falënderon drejtorin e përgjithshëm të ANEA për raportin e 24 shkurtit 2017 sa i përket zbatimit të marrëveshjes bërthamore. Në këtë raport, aktivitetet bërthamore të Iranit janë deklaruar paqësore dhe drejtori i përgjithshëm i ANEA ka thënë se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Schofer pa i kushtuar aspak rëndësi shkeljeve që Amerika ka bërë kundrejt marrëveshjes bërthamore dhe për sabotimet e bëra nga Uashingtoni në rrugën e zbatimit të kësaj marrëveshjeje siç është vendosja e sanksioneve kundër Iranit, tha se Irani në afatin e caktuar duhet të zbatojë të gjitha angazhimet e tij me qëllim që ANEA nga ana e saj të dalë garant për këto veprime. Amerika do të mbajë qëndrime të ashpra sa i përket analizimit dhe zbatimit të marrëveshjes bërthamore, tha në fjalën e tij zv/përfaqësuesi i Amerikës në ANEA. Më herët Donald Trump ka deklaruar se ndaj Iranit do të vendosë masa të ashpra për të kufizuar aktivitetet bërthamore të Teheranit.