Zarif takohet me ministrin e jashtëm të Katarit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i46620-zarif_takohet_me_ministrin_e_jashtëm_të_katarit
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit të mërkurën në mbrëmje në Doha, ka zhvilluar një takim me homologun e tij katariot.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 09, 2017 04:16 Europe/Tirane
  • Zarif takohet me ministrin e jashtëm të Katarit

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit të mërkurën në mbrëmje në Doha, ka zhvilluar një takim me homologun e tij katariot.

Agjencia e lajmeve AIRNA njoftoi se në këtë takim z. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit dhe Muhamed bin Abdurrahman bin Xhasem Ale Thani, ministri i jashtëm i Katarit, kanë biseduar për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale, të bashkëpunimeve rajonale dhe ndërkombëtare. Ministri i punëve të jashtme të Iranit të mërkurën pasdite ka shkuar në Doha për një vizitë njëditore. Zarif para takimit me homologun e tij katariot, është takuar edhe me Shejkh Tamim bin Hamd Ale Thani, emirin e Katarit. Muhamed Xhavad Zarif dhe Shejkh Tamim bin Hamd Ale Thani në këtë takim kanë theksuar zgjerimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike mes të dy vendeve dhe kanë shqyrtuar çështje të tjera rajonale dhe çështje me interesat të përbashkët mes të dy vendeve. Vlen të theksohet se në vizitën e kaluar të ministrit të jashtëm të Iranit në Katar që u zhvilluar në janar të vitit 2015, të dy palët diskutuar në lidhje me bashkëpunimet bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe rreth përpjekjeve për luftë serioze kundër terrorizmit.