Avionët e rinj Airbus mbërrijnë të shtunën në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i46742-avionët_e_rinj_airbus_mbërrijnë_të_shtunën_në_teheran
Kompania ajrore iraniane Iran Air bëri të ditur se dy avionë të tipit Airbus-330 dhe Airbus-200 do të largohen sonte nga aeroporti i qytetit Tuluz në Francë dhe nesër (e shtunë) do të mbërrijnë në aeroportin Mehrabad të Teheranit, ku gjatë një ceremonie, do t’i dorëzohen kompanisë Iran Air.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 10, 2017 18:27 Europe/Tirane
  • Avionët e rinj Airbus mbërrijnë të shtunën në Teheran

Kompania ajrore iraniane Iran Air bëri të ditur se dy avionë të tipit Airbus-330 dhe Airbus-200 do të largohen sonte nga aeroporti i qytetit Tuluz në Francë dhe nesër (e shtunë) do të mbërrijnë në aeroportin Mehrabad të Teheranit, ku gjatë një ceremonie, do t’i dorëzohen kompanisë Iran Air.

Së bashku me dy avionët Airbus, në Teheran do të fluturojnë edhe tre avionë të kompanisë italo-franceze ATR Airbus. Pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore, kompania ajrore iraniane Iran Air, në kuadër të përpjekjeve për modernizimit e flotës së transportit ajrore të Iranit, ka porositur 80 avionë të rinj te kompania Airbus, 100 avionë tek kompania Boeing dhe 20 avionë tek kompania ATR Airbus. Avioni i parë Airbus-321 iu dorëzua Iranit më Janar 2017.