Kasemi; Diplomacia e Arabisë Saudite benzinë e zjarrit të destabilitetit në rajon
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj deklaratës së zv/trashëgimtarit njëkohësisht ministrit të mbrojtjes të Arabisë Saudite, ka thënë se diplomacia e Arabisë Saudite e bazuar në mashtrimet e sauditëve, është benzinë që i vihet zjarrit të destabilitetit dhe pasigurisë në rajon.
Muhamed Bin Sleman, ministri i mbrojtjes i Arabisë Saudite në takim me James Mattis sekretarin amerikan të mbrojtjes, pretendoi se Irani mbështet terroristët dhe për këtë përbën rrezik për rajonin dhe botën. Behram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj kësaj deklarate tha: Arabia Saudite gjatë viteve të kaluara si një faktor i rëndësishëm rajonal jo vetëm që nuk ka ndihmuar në vendosjen e stabilitetit dhe qetësisë, por duke mbështetur grupet terrorist në Siri dhe sidomos duke nisur luftën e përgjakshme kundër Jemenit, ka fryrë zjarrin e luftërave, destabilitetit dhe pasigurisë në rajon. Zëdhënësi Kasemi ndër të tjera tha se është qesharake fakti se mashtrime të tilla dhe pretendime për gjoja mbështetjen e Iranit ndaj terrorizmit, bëhen nga Muhamed Bin Selman i cili vetë është përgjegjësi kryesor për luftën e sauditëve kundër popullit të Jemenit, shfaqjes së dhunës, tmerrit dhe terrorit në Siri dhe Bahrejn dhe në vende të tjera të rajonit dhe të botës. Behram Kasemi, ndër të tjera vuri në dukje se përballja me terrorizmin dhe përpjekja për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, mund të japë rezultat vetëm në kohën e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit dhe Irani si një vend aktiv në vendosjen e paqes dhe rendit në rajon, është i gatshëm për këtë bashkëpunim.