Tension mes luftanijeve amerikane dhe skafeve luftarakë iranianë në Hormuz
Burime perëndimore njoftuan për një konfrontim mes skafeve luftarakë iranianë dhe luftanijeve amerikane ngushticën e Hormuzit në hapësirën mes Gjirit Persik dhe Detit të Omanit.
Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar komandën e forcave detare amerikane, pretendoi se skafet luftarakë iranianë i janë afruar një aeroplanmbajtëseje amerikane në ngushticën e Hormuzit dhe e kanë paralajmëruar që të mos u afrohet ujërave territoriale të Iranit. Komanda e flotës detare amerikane ka shprehur irritimin për shqetësimin e shkaktuar nga njësitë e flotës bregdetare të Iranit. Ndërkohë, Republika Islamike e Iranit vazhdimisht ka deklaruar se rezervon të drejtën e ndjekjes së luftanijeve të huaja në ngushticën e Hormuzit dhe në bazë të ligjeve ndërkombëtare, u jep atyre paralajmërimet e nevojshme. Forcat amerikane shprehen të irrituara nga misioni i flotës ushtarake iraniane në brigjet e Iranit, në një kohë që luftanijet amerikane ndodhen mijëra kilometra larg brigjeve të SHBA.