Zarif: Ambasadorët iranianë duhet të gjejnë tregje për eksport
(last modified Sat, 25 Mar 2017 06:31:37 GMT )
Mars 25, 2017 07:31 Europe/Tirane
  • Zarif: Ambasadorët iranianë duhet të gjejnë tregje për eksport

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se produktet iraniane kanë nevojë për tregje të reja eksporti dhe në këtë drejtim ambasadorët e Iranit duhet të jenë më aktiv në gjetjen e këtyre tregjeve.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, ministri i jashtëm iranian z. Muhamed Xhavad Zarif duke kërkuar aktivizimin më të madh të sektorit privat të Iranit në kuadër të realizimit të objektivave të ekonomisë rezistente, theksoi se është përgjegjësi direkte e Ministrisë së Jashtme të Iranit shfrytëzimi i potencialeve ekonomike për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve me vendet fqinje dhe për eliminimin e pengesave për eksportin e produkteve iraniane. "Ekonomia rezistente ka dimension të jashtëm dhe në këtë kuadër ambasadorët dhe përfaqësuesit e Iranit jashtë vendit duhet të jenë aktivë për gjetjen e tregjeve të reja për eksportin e mallrave iranianë",- deklaroi z. Zarif.

Tags