May 05, 2024 11:32 Europe/Tirane
  • Muhamed Javad Zarif
    Muhamed Javad Zarif

Pars Today- Sipas Muhamed Javad Zarif, vendet arabe ushqejnë këtë fantazi naive se mund të blejnë sigurinë e tyre në Lindjen e Mesme duke normalizuar marrëdhëniet me sionistët.

Ish-ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Javad Zarif, në konferencën "Gjeopolitika e Gjirit Persik" analizoi disa nga ngjarjet rreth luftës në Palestinë. Zarif theksoi se siguria nuk mund të blihet. Një nga gabimet e qeverive arabe të Gjirit Persik, i cili nga e kaluara qëndron ende në mendjen e tyre, është se ata mendojnë se siguria mund të blihet dhe për këtë arsye, ata e mbështetën Sadamin në luftën e imponuar, por Sadami jo vetëm që nuk ishte besnik ndaj tyre, por ai sulmoi edhe Kuvajtit dhe Arabisë Saudite. Ai theksoi: Një nga arsyet kryesore për kundërshtimin e Arabisë Saudite dhe regjimit sionist ndaj JCPOA ishte se ata donin që Amerika të ruante praninë e saj ushtarake në rajonin e Lindjes së Mesme.

Një foto e Sadam Huseinit, diktatorit gjakatar të Irakut, gjatë sundimit dhe burgimit të tij


Ish-ministri i Jashtëm i Iranit vuri në dukje se arabët pas Sadamit kërkuan të blinin sigurinë e tyre nga Shtetet e Bashkuara. Fakti është se për shkak të ndikimit global të Kinës, Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë më të zgjerojnë praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme dhe në një farë mënyre këtë prani po kërkojnë t'ia japin regjimit izraelit dhe kjo është arsyeja pse vendet arabe ushqejnë këtë fantazi naive. Ata kujtojnë se mund të blejnë sigurinë e tyre në rajonin e Lindjes së Mesme duke normalizuar marrëdhëniet me sionistët, ndërkohë që gjatë historisë ne nuk kemi parë që izraelitët të kenë mbështetur dikë.

George Bush, një nga ish-presidentët luftënxitës të Amerikës, së bashku me një nga ish-mbretërit e Arabisë Saudite

Duke iu referuar dështimit të qeverive arabe në luftën 6-ditore me regjimin sionist, Zarif tha: Sionistët dhe mbështetësit e tyre prej 7 muajsh nuk kanë mundur të bëjnë asgjë kundër rezistencës së popullit të devotshëm dhe të zellshëm të Gazës dhe sot ata kanë arritur në një pikë ku askush në hapësirën ndërkombëtare nuk flet për shkatërrimin e Hamasit dhe transferimin e popullit të Gazës në një vend tjetër dhe Izraeli jo vetëm që po dënohet në opinionin publik të botës por beteja po kthehet në favor të rezistencës së popullit të Gazës.

Sundimtari i Emirateve të Bashkuara Arabe pranë Netanyahut, kryeministrit të regjimit izraelit dhe autorit të gjenocidit në Gaza

 

 

Tags