Amerika do të jetë fajtore për çdo tension në Gjirin Persik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i47584-amerika_do_të_jetë_fajtore_për_çdo_tension_në_gjirin_persik
Zv/shefi i Shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit duke kërkuar që Amerika të kontrollojë më shumë sjelljen e luftanijeve të saj në Gjirin Persik, shtoi se fajtor për çdo tension dhe trazirë në Gjirin Persik do të jetë SHBA.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 25, 2017 13:49 Europe/Tirane
  • Amerika do të jetë fajtore për çdo tension në Gjirin Persik

Zv/shefi i Shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit duke kërkuar që Amerika të kontrollojë më shumë sjelljen e luftanijeve të saj në Gjirin Persik, shtoi se fajtor për çdo tension dhe trazirë në Gjirin Persik do të jetë SHBA.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, gjeneral Masud Xhezairi, zv/shef i Shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit, tha se publikimi i lajmeve nga mediat amerikane mbi sjelljen e papërgjegjshme të anijeve patrulluese iraniane në Gjirin Persik është jashtë çdo realiteti dhe të tilla lajme bazohen në raporte të gabuara ose tendencioze. “Ne e theksojmë se fajtorë për çdo tension në Gjirin Persik do të jenë amerikanë, prandaj sërish kërkojmë që forcat amerikane në këtë rajon të ndryshojnë sjelljen e tyre”-deklaroi gjeneral Xhezairi.