Irani mposht Kinën në eliminatoret për botërorin Rusia 2018
Ekipi kombëtar i futbollit të Iranit ka regjistruar një tjetër fitore të merituar në eliminatoret për kampionatin botëror Rusia 2018 duke mundur Kinën në stadiumin Azadi në Teheran.
Ekipi iranian i drejtuar nga portugezi Kuerosh gjatë gjithë ndeshjes ishte superior ndaj kombëtares kineze të drejtuar nga italiani Marcelo Lippi. Megjithatë, epërsia e ekipit iranian u kurorëzua në fillim të pjesës së dytë kur sulmuesi i Persepolisit, Mehdi Taremi, shënoi golin e vetëm të ndeshjes, e cila megjithë rastet e shumta, nuk pati më gola dhe u mbyll me rezultatin 1:0 në favor të Iranit. Me këtë fitore ekipi iranian vazhdon të kryesojë bindshëm grupin A me 17 pikë i ndjekur nga Korea e Jugut me 13 pikë, e cila mposhti 1:0 në Seul ekipin kombëtar të Sirisë.