Tregtia e jashtme e Iranit arrin në afro 88 miliardë $
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i47864-tregtia_e_jashtme_e_iranit_arrin_në_afro_88_miliardë
Zyra e përgjithshme e Doganave të Iranit bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar tregtia e jashtme e Iranit arriti shifrën 87,614 miliardë $ dhe se bilanci tregtar i Iranit ka qenë pozitiv.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 29, 2017 19:53 Europe/Tirane
  • Tregtia e jashtme e Iranit arrin në afro 88 miliardë $

Zyra e përgjithshme e Doganave të Iranit bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar tregtia e jashtme e Iranit arriti shifrën 87,614 miliardë $ dhe se bilanci tregtar i Iranit ka qenë pozitiv.

Në këtë raport thuhet se gjatë vitit të kaluar, tregtia e jashtme e Iranit ka qenë 3,646 miliardë $ më e lartë sesa në vitin e mëparshëm, ndërsa bie në sy rritja e madhe e eksporteve të produkteve jonaftore të Iranit, vlera e të cilave ishte 246 milionë $ më e lartë se vlera e të gjitha mallrave të importuara nga Irani. Vlera e produkteve jonaftore të Iranit të eksportuara gjatë vitit të kaluar ishte 43,930 miliardë $, ndërsa vlera e mallrave të importuara nga Irani ka qenë 43,684 miliardë $.